Futboll Sport

Migjen Basha e mbyll me Barin, gati firma në kampionatin Izraelit

Migjen Basha mund t’i japë fund aventurës shumëvjeçare në Itali për të nisur një tjetër aventurë të re, këtë radhë në Izrael. Burime të sigurta për “Sport Ekspres” bëjnë me dije se lojtari në fjalë është shumë pranë akordit me Makabi Haifa dhe në orët në vijim mund të vijë dhe firma. Mesfushori, i cili këtë edicion është aktivizuar në radhët e Barit mësohet se pëlqehet nga skuadra izraelite. Kontrata në Itali i ka përfunduar dhe tani është një lojtar i lirë.

Do të ishte një nisje e re për 31-vjeçarin, që në Itali ka luajtur në shumë skuadra. Basha po ashtu është aktivizuar edhe në Zvicër , ndaj Izraeli mund të jetë një eksperiencë ndryshe, e cila mund të konkretizohet nëse oferta financiare i përmbush pritshmëritë e lojtarit. Te Bari, lojtari i lindur në Lozanë përfitonte një shifër prej afro 300 mijë eurosh, ndërsa në Izrael pritët që të përfitojë gati 400 mijë euro.

Mesfushori është po ashtu pjesë e përfaqësueses kuqezi, edhe pse në ndeshjet e fundit nuk është ftuar nga tekniku Kristian Panuçi.

Related posts

LAJM I MIRË PËR ATLETICO MADRID/ Sulmuesi rikthehet në stërvitje

F.autor

MERKATO/ Nga Dinj te dashuria e vjetër, zbardhet lista e dëshirave të Interit

Delo.autor

U GRUMBULLUA ME PËRFAQËSUESEN ZVICERANE/ Granit Xhaka lëshon “BOMBËN”: Dua të hedh një hap tjetër…

Delo.autor

Leave a Comment