Formula 1 Sport

Hamilton “fluturon” dhe fiton provat e lira në Silverstone, ndjekin Bottas dhe Vettel

Këtë fundjavë zhvillohet gara e Silverstonit, në Britaninë e Madhe, aty ku kampioni në fuqi i botës, Lewis Hamilton do të kërkojë maksimumin për t’u rikthyer në krye të klasifikimit për pilotë.

Pikërisht Hamilton ka rezultuar piloti më i shpejtë në sesionin e parë të provave të lira në pistën e Silverstonit, ku do të zhvillohet edhe gara e 10-të e këtij Botërori të Formulës 1.

Zot shtëpie në këtë pistë, ai ka regjistruar kohën 1 minutë, 27 sekonda dhe 487 të mijtat, duke lënë pas krahëve të tij, me goma të njëjta, Mercedesin tjetër të Valtteri Bottasit, me 367 të mijtat më shumë.

Kryesuesi aktual i Botërorit për pilotë dhe sfiduesi kryesor për titull, Sebastian Vettel, e ka ndalur kronometrin e Ferrarit të tij në 511 të mijtat më shumë sesa britaniku, duke kapur momentalisht vendin e tretë.

Ferraristi tjetër Kimi Raikkonen është futur mes dy pilotëve të Red Bullit, me Ricciardon përpara dhe Verstappenin pas tij, respektivisht nga vendi i 4-t deri në të 6-in.

Hamilton do të tentojë të ringrihet në klasifikim, pas garës zhgënjyese të së dielës së kaluar në Spielberg të Austrisë.

Related posts

KLUBI I MANCHESTER UNITED I BËN KONTRATËN E RE/ Trajneri Solskjaer: Duam të shkojmë në finale

Delo.autor

LEGJIONARËT/ Buzëqeshin Qaka e Llullaku, SHQIPTARËT janë titullarë në…

Isa.Autor

TËRMET TEK BARCELONA/ Katalanasit kanë një PROBLEM me COUTINHON

Isa.Autor

Leave a Comment