Futboll La Liga Sport

Milan kërkon sulmuesin spanjoll të Real Madridit, por UEFA…

Interesante aludimet që mbërrijnë nga Spanja. Sipas raportimeve të medias spanjolle “Marca”, Milan është i interesuar për sulmuesin e talentuar të Real Madrid Lucas Vazquez, që mund të largohet nga Los Blancos, në kërkim të një sigurie më të madhe për minutazh në fushë. Kjo pasi Vazquez i ka patur minutat e numëruara nën drejtimin e Zinedine Zidane te Real Madrid, edhe për shkak të konkurencës shumë intensive mes yjeve te Galaktikët.

Sipas të njëjtave burime, klubi kuqezi ka shfaqur interesimin e tij për futbollistin, por tratativa rezulton ekstremisht e vështirë. Vendimi i UEFA-s, në pritje të përgjigjes së CAS pas apelimit të Milan, ka bllokuar tërësisht merkaton kuqezi. Për më tepër, në gjurmët e spanjollit janë vendosur gjithashtu edhe klubet angleze Liverpool, Arsenal dhe Chelsea. Si rezultat, një situatë shumë e komplikuar duket kjo te kuqezinjtë, por që mund të ndryshojë menjëherë nëse pronari aktual i Milan, Yonghong Li vendos të shesë maxhorancën e aksioneve kuqezi te Roço Commisso!

 

Related posts

Barcelona, 35 ndeshje pa humbje – 3 larg rekordit historik

Q.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Nuk po nxjerr skuadrën nga kriza, shkarkohet trajneri i klubit të njohur europian

Delo.autor

Lucas Moura largohet nga Parisi, klubi i Champions po e pret

Q.Autor

Leave a Comment