Futboll Seria A Sport

Milan ndryshon startegji për menaxhimin, thërret dy ikona

Në numrin e sotëm të ‘Tuttosport’ i kushtohet rëndësi situatës së Milan-it, në mënyrë të veçantë për raportet, të tipit ekonomik, që ndërvepron mes fondit Elliott dhe presidentit të klubit kuqezi Yonghong Li.

Presidenti aktual i kuqezinjve detyrohet që të paguajë 32 milion euro për çështjen e Fair Play Financiar të mbikëqyrur nga UEFA. Ndërkohë që Elliot ka parashikuar që të rrisë investimin në 60 milion euro, shumë e kërkuar nga Këshilli Administrativ i Milanit. Mirëpo, edhe në rast se Yonghong Li vendos që të rimbursojë në kohë fondin Elliott, atij i  duhet që të administrojë 380 milionë e tjera, interesat e përfshira, plus që i duhet të japë llogari brenda 13 tetorit për gjendjen e klubit.

Në situatën që ndodhet klubi kuqezi, në rast se fondi Elliott do të gjente veten në pozitën ku duhej të menaxhojë Milanin, para së gjithash, për ‘Tuttosport’, ata do të ishin të gatshëm të ndryshonin menaxhimin aktual. Cilët janë emrat që do të kontaktohen? Umberto Gandini, për 30 vjet në organizatën korporative të Milanit dhe sot ndodhet në Romë, si dhe Paolo Maldini dhe Demetrio Albertini. Këtu, duke folur për kthimin e Maldinit në shoqëri, çfarë mendon një tifoz i shquar kuqezi?

Related posts

Mourinho i fiksuar pas këtij lojtari, ofron 60 milionë euro

Sadik.Autor

LILLE-MILAN/ “Kuqezinjtë” me 5 ndryshime në ekip në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVERPOOL-ARSENAL/ Plas sherri mes Klopp dhe Arteta, vetëm stafi eviton kacafytjen mes dy trajnerëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment