Futboll Seria A Sport

INTER NUK E RIKTHEN MBRAPSHT/ Sulmuesi i ri mbetet te rivalët e italianëve

Interi nuk ka ndërmend të rikthejë sulmuesin Andrea Pinamonti në “San Siro”. Zikaltrit nuk kanë përdorur opisionin e tyre për ta riblerë të riun.

21-vjeçari u ble nga Genoa për 19.5 milionë euro dhe plani ishte që Interi ta blinte mbrapsht për 30 milionë euro. FCInterNews.it shkruan se zikaltërit i kanë komunikuar Genoas se nuk do të përdorin klauzolën e riblerjes së lojtarit.

Pinamonti konsiderohej si një nga zbulimet më të mëdha të Interit në vite dhe e huazuan për të fituar eksperiencë në sezonin 2018-19. Trajneri Antonio Conte vendosi të mos e rikthejë, ndërsa trajneri i ri i Genoas, Rolando Maran nuk e do në ekip po ashtu. Pinamonti shënoi 7 gola dhe dhuroi 3 asiste në 34 ndeshje për Genoan në sezonin e fundit.

Related posts

Khabib bisedime me McGregor, dueli për titull brenda 2018-ës

Sadik.Autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NË COPA AMERICA/ Medel: Gjygjtari gaboi, vendim i…

Delo.autor

ZYRTARE/ Chiellini largohet nga Juventus pas 7 vitesh, e pret skuadra e Serisë B

Delo.autor

Leave a Comment