Futboll Premier League Sport

Mourinho ka mbetur i mahnitur, kërkon me ngulm shqiptarin e Zvicrës

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, po e mendon seriozisht të blejë Xherdan Shaqirin dhe sipas raportimeve në Angli vetë lojtari është shumë i interesuar për këtë lëvizje. Deri tani klubi më i madh i përfolur për të marrë shërbimet e mesfushorit të Zvicrës ishte Liverpool, por me sa duket United do të kërkojë t’ia rrëmbejë.

Në fakt, klauzola e largimit që ka në kontratën me Stoke City, prej vetëm 12 milionë paundësh, është arsyeja kryesore që skuadrat e mëdha angleze po futen në garë për të. Vlerast e lojtarit me origjinë shqiptare dihen, por çmimi është super i favorshëm.

Mourinho e ka ndjekur Shaqirin gjatë Kupës së Botës dhe “The Sun” raporton se i ka thënë bashkëpunëtorëve të tij se ka mbetur i mahnitur me lojtarin. Edhe vetë Shaqiri e ka bërë të qartë që do të ishte i interesuar për një kalim në “Old Trafford”, sepse nuk dëshiron të largohet nga Anglia.

Në një prononcim për “Sporx”, Shaqiri tha: “Dua të qendroj në Premier League dhe shumë shpejt do të mësoni klubin tim të ri”.

Në Botëror, Shaqiri bëri një paraqitje shumë të mirë, me përjashtim të ndeshjes së fundit kundër Suedisë ku Zvicra u eliminua dhe nuk mundi të kalonte në çerekfinale. Pas barazimit me Brazilin dhe fitores ndaj Kosta Rikës, Shaqiri u bë protagonist në ndeshjen kundër Serbisë me një supergol në minutën e fundit, që nxori serbët jashtë turneut.

Para nisjes së Botërorit, disa klube dolën në skenë si destinacioni i mundshëm për Xherdanin, mes tyre edhe Tottenham e Liverpool, por një ofertë nga Mourinho duket se e josh më tepër. Gjithsesi mbetet për t’u parë sa minuta do të arrinte të siguronte Shaqiri në Manchester.

Related posts

MERREN VENDIMET E PARREGULLSISË/ Disiplina paralajmëron Partizanin, 6 ndeshje pa tifozë për…

Delo.autor

SFIDA NDAJ AEL LIMASOL PËR CONFERENCE LEAGUE/ Mbrojtësi Imami: Besimi ekziston dhe mendoj që…

Delo.autor

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Shkëndija e Tetovës në tratativa me Sabian Lilajn për objektivin…

Delo.autor

Leave a Comment