Futboll La Liga Sport

NAPOLI PO E PRET/ Ja vendimi i fundit i Benzemas për të ardhmen e tij…

Carlo Ancelotti i ka kërkuar një emër të madh presidentit Aurelio De Laurentiis në këtë merkato për të përforcuar skuadrën. Alternativa e parë për të kaltrit ishte sulmuesi francez i Realit të Madridit Karim Benzema. Largimi i Ronaldos drejt Juventusit ul shanset që 30-vjeçari të lërë Madridin edhe për faktin se drejtuesit e Realit nuk duan të humbasin një tjetër lojtar me peshë në repartin e avancuar pas yllit portugez.

Trajneri i ri Julen Lopetegui e konsideron Benzemanë si një pjesë shumë të rëndësishme të skuadrës ndërsa vetë lojtari ka refuzuar disa oferta deri tani pasi dëshiron të qëndrojë te kampionët në fuqi të Europës. Me pak fjalë Karim Benzema do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Napolin sepse shanset që ai të transferohet në San Paolo janë thuajse zero.

Related posts

KOMENTON BARCELONËN PAS MIQËSORES DHE I THUR ELOZHE/ Trajneri Koeman: Ja sa variante kam mbi sulmin

Delo.autor

PRAPASKENAT E TRANSFERIMIT TË RONALDOS/ Portugezi ishte shumë pranë kalimit te klubi i…

F.autor

ZHGËNJEU TE UNITED/ Depay zbulon fajtorin për dështimin

Delo.autor

Leave a Comment