Futboll Sport

Në Brazil ZBULOJNË sekretin, ja pse Zidane nuk e donte Neymar te Real…

“Unë nuk kam kërkuar Neymar”, pat deklaruar Zinedine Zidane në 11 maj, kur u pyet gjatë konferencës për mediat, nëse Real Madrid kishte hyrë në tratativa me yllin brazilian. Një përgjigje që suprizoi, por tani, gazetari brazilian, Andre Rizek hodhi dritë mbi atë çështje, përmes Sport Tv. Sipas Rizek, që citoi një burim pranë Zizou, trajneri francez nuk ka aprovuar kurrë idenë e blerjes së yllit të PSG, që do të interferonte me lojën e tij në të njëjtën zonë ku është edhe terreni i Marcelo.

“Sot mora një informacion nga një mik i Zidane, që kishte qenë në një darkë me atë në Madrid, vetëm pak para se trajneri të largohej nga klubi. Në atë takim, Zidane ishte hapur në lidhje me afrimin e mundshëm të Ne4ymar. Ai mik i Zidane më konfirmoi se francezi nuk pëlqente idenë, për shkak se kuptonte që Marcelo dhe Neymar nuk mund të luanin bashkë, përveçse përballë skuadrave të vogla. Zidane kisht ekuptuar se të dy futbollistët ushtronin aktivitetin e tyre sportive në të njëjtën hapësirë të fushës dhe nuk e shihte me sy të mirë blerjen e Neymar”, deklaroi gazetari brazilian.

Related posts

Provera ÇMEND tifozët e INTERIT/ Përgjigja për Ronaldon tek Juventus, është MESSI

Isa.Autor

Ribery ‘tallet” me Francën për mosgrumbullimin e Benzema

Sadik.Autor

VERË E “NXEHTË” PËR BARCELONËN/ Koeman i vë syrin futbollistit të Manchester City

Delo.autor

Leave a Comment