Futboll Sport

Dita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë, festohet edhe në Tiranë

Dita Ndërkombëtare e Futbollit dhe Miqësisë është festuar në mbi 200 qytete të botës, këtë herë edhe në Tiranë, me ngjarje të veçanta për të promovuar miqësinë, respektin e ndërsjellë dhe jetesën e shëndetshme.

Dhjetëra mijëra fëmijë dhe të rritur marrin pjesë në ndeshje miqësore, sesione trajnimi të hapura dhe ngjarje sportive. Në këtë ditë, kushdo që ndan vlera të tilla të rëndësishme njerëzore si barazi, respekt për kultura të ndryshme dhe bashkëjetesë paqësore, lidh një byzylyk të miqësisë blu dhe të gjelbër në dorën e tij si simbol të programit social të fëmijëve të Gazpromit për Futboll, për Miqësi.

Për herë të parë pjesë e këtij projekti është bërë edhe FSHF si anëtare e FIFA-s, duke qenë se Gazprom është sponsor i saj, është bërë edhe Shqipëria falë partneritit të FSHF-së me FIFA-n dhe partnerit të saj Gazprom.

Në Tiranë, ambasadorët e rinj të projektit, Noel Gjebrea dhe Megi Jata, e festuan këtë ditë ndërkombetare me fëmije të apasionuar me këtë sport të mrekullueshëm. Ata folën me bashkëmoshatarët e tyre për vlerat që ky sport përcjell. Të gjithë fëmijët u uruan suksese ambasadorëve në përfaqësimin e Shqipërisë në këtë aktivitet të shënuar që do t’i paraprijë Botërorit të Futbollit Rusi 2018. Të gjithë ishin të lumtur që “verorja” për këtë vit në dorën e tyre të ishte ajo e këtij projekti.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Trajneri Longo jep sinjale lamtumire: Nuk e di nëse do të jem këtu, është koha të flasim

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Pepe Reina: Kalova te Milan për të zëvendësuar Donnarummën sepse…

Delo.autor

KUPA E AFRIKËS/ Kërkohen 4 ndërprerje, për shkak të temperaturave të larta

Delo.autor

Leave a Comment