Futboll Sport

FINANCAT NË NGËRC/ Milan është gati që të shesë një yll për të nisur merkaton

Paratë në dorë duket se po tundojnë gjigantët italian që të shesin yllin e skuadrës këtë verë pasi përfunduan të gjashtët në renditjen përfundimtare të Serie A në sezonin e fundit. Milan duket se e rriti kërkesën në 45 milion paund para se merkatoja e verës të hapej. Dhe si rezultat, trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ishte i dhënë pas qendërmbrojtësit të kombëtares italiane Leonardo Bonucci.

“Djajtë e Kuq” tashmë janë në treg, duke ndjekur yllin e Tottengam, Toby Alderweireld. Por, kjo marrëveshje tashmë është e vështirë, pasi presidenti i Spurs-ave Daniel Levy, i ka kërkuar Mourinho-s që të kërkojë diku tjetër.

E përditshmja britanike “Daily Express” thotë se ish-trajneri i Inter-it, i cili e njeh më së miri Bonucci-n për shkak të eksperiencës së tij në Serie A, është i gatshëm që të ofrojë 30 milion paund që ta bindë atë. 31-vjeçari ka qenë i pranishëm në San Siro vetëm për një sezon pas largimit nga Juventus gjatë verës së shkuar.

Sidoqoftë, Milan pas kufizimeve në merkato ku ka vetëm 150 milion euro për të bërë blerjet e reja, po shohin se i kanë mundësitë e kufizuara. “Daily Express” shton se Milan është gati që të nxjerrë në shitje Bonucci-n në mënyrë që të rrisë fondin për të bërë blerje gjatë merkatos.

United, më pas, mund të afrojnë mbrojtësin që ka mjaft eksperiencë për të rritur cilësinë e tyre në prapavijë për sezonin 2018/19. Mourinho ka ende para për të shpenzuar, ku është i gatshëm që të shesë Daley Blind te Ajax për 14 milion paund, por marrëveshja po vjen në rritje dhe mund të shkojë në 18.5 milion paund.

Related posts

Oostende firmos me talentin e Shqipërisë, lëvizja e radhës e Qormemetit

Sadik.Autor

THIAGO MBETET NË MYNIH/ Liverpool e “tradhton” për tri arsye kryesore

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas një asist nga Silva, mesfushori Foden ndëshkon Dortmund me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment