Bundesliga Futboll Sport

NUK BINDI/ Talenti SHQIPTAR do të largohet përfundimisht nga Schalke

Donis Avdijaj sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Schalkes në Bundesligë. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk është në planet e trajnerit Domenico Tedesco, ndaj duhet të gjejë një destinacion të ri.

Të mërkurën 21-vjeçari zhvilloi ndeshjen e fundit me Schalken në miqësore me SpVgg Erkenschick, ku realizoi 2 herë në fitoren 5-1 të ekipit të tij.

Sulmuesi me Schalken ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por menaxheri tij, Karsten Schmidt ka thënë se Avdijaj do të transferohet në një shtet tjetër, pa dhënë më shumë detaje.

Ai është huazuar dy herë nga klubi i Schalkes. Fillimisht në Austri te Sturm Graz dhe së fundi te Roda në Holandë. Edhe pse disa vite më parë konsiderohej një prej talenteve më premtues të Schalkes, me klauzolë largimi 50 milionë euro, Avdijaj nuk i përmbushi pritshmëritë te klubi gjerman, që tashmë nuk e ka më në plane.

Related posts

AJO NJË SHITËSE, AI NJERIU MË I NJOHUR NË BOTË/ Historia e pabesueshme e dashurisë së Ronaldos me Georginan (FOTO)

Delo.autor

LA LIGA/ Griezmann injoron Barçën, zgjedh të qëndrojë tek Atletico

Sadik.Autor

SHORTI I ELIMINATORËVE TË 2020/ Sadiku: Luajmë fatet ndaj Islandës dhe Turqisë, nëse kthehem unë, Roshi dhe Abrashi…

Isa.Autor

Leave a Comment