Futboll Seria A Sport

Nis “operacioni fshesa” tek Roma/ Verdhekuqtë bëjnë gati listën me largimet (DETAJE)

Skuadra e Romës ka bërë shumë afrime në këtë merkato vere. Drejtuesit e klubit verdhekuq po mendojnë së fundmi për largimet. Sipas asaj që shkruan “Tuttomercatoweb”, konfirmohet se Roma po përgatitet për largimin e parë.

Bëhet fjalë për sulmuesin, Grégoire Defrel i cili me shumë mundësi do largohet nga ky ekip në këtë merkato. Mësohet se 27-vjeçari ka folur me drejtuesit e klubi të cilët kanë thënë se lidhur me të ardhmen e francezit do vendoset në një moment të dytë që pritet të ndodhë në fillim të javës së ardhshme.

Ky nuk pritet të jetë largimi i vetëm nga skuadra e Romës, pasi drejtuesit kanë bërë shumë përforcime dhe tashmë e kanë radhën “pastrime” para se të startojë edicioni i ri futbollistik.

 

Related posts

Superagjenti Raiola në telashe, policia po heton lëvizjet e tij

Sadik.Autor

FINALE “DRITHËRUSE”/ Shënohet tjetër gol në Sevilla- Inter (VIDEO)

Delo.autor

MORI FANELLËN ME NUMRIN 10/ Prishen planet e Barcelonës, Ansu Fati pëson sërish dëmtim. Ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment