Futboll Seria A Sport

Chiellini: Ronaldo te Juventusi? Mendoja se ishte e pamundur, por tani ëndërrojmë…

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, mendonte se ishte e pamundur që Cristiano Ronaldo të bashkohej me kampionët e Seria A, përpara se superstari portugez të arrinte në Torino. Ronaldo mori pjesë në trajnimin e parë me Juven të hënën, pasi pesë herë fituesi i “Topit të Artë” i la kampionët europianë të Real Madridit për një marrëveshje prej 112 milionë euro, më parë, këtë muaj.

Kapiteni 33-vjeçar portugez bëri një lëvizje shokuese nga Madridi, pas titullit të tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, në maj. Chiellini, nga SHBA, në prag të përplasjes së Juventusit me MLS All-Stars, të mërkurën, tha se kishte dyshuar që gjigandët italianë do të nënshkruanin me Ronaldon, kur zërat mediatikë dolën së pari.

“Herën e parë që dëgjova për Ronaldon, u thashë miqve të mi: Jo, është e pamundur, – pohon Chiellini për ESPN. – Pas një dite mendova, ndoshta është e mundur. Me menaxhmentin dhe drejtorin tonë, kjo gjë është tashmë realitet. Juventusi po rritet vit pas viti, na duhej një kampion si Cristiano.

Ne jemi të ngazëllyer, jemi të gatshëm të punojmë me të, të gjitha pjesët e klubit, lojtarët, menaxheri i marketingut, drejtori, janë të gatshëm të përmirësohen me Cristiano dhe shpresojmë se ai mund të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë”.

Ka qenë një sezon i zënë për Juven, që po kërkon të fitojë Ligën e Kampionëve, duke dominuar brenda vendit me shtatë tituj të njëpasnjëshëm në Seria A. Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Emre Can kanë ardhur në merkaton e kësaj vere, ndërsa sulmuesi Gonzalo Higuain dhe mbrojtësi Mattia Caldara mund të largohen, pasi Juventusi përpiqet të rinënshkruajë me qendërmbrojtësin Leonardo Bonucci, vetëm një sezon pas largimit të tij nga Torino.

“Leonardo, për mua, është një mik, – tha Chiellini. – Unë i kaloj pushimet me të dhe me familjen time. E di cilësinë e tij, por nuk e di çdo të bëhet më tej. Nuk është e lehtë dhe dua të kem respekt për shokët e ekipit tim. Unë nuk jam presidenti, apo drejtori, prandaj do të shohim se çfarë do të ndodhë, nëse Leonardo rikthehet këtu”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN ME GUARDIOLËN/ Trajneri Wenger: Më kërkoi ta merrja tek Arsenal…

Delo.autor

STATISTIKAT/ Muaji letargjik i Ronaldos, por në të ardhmen pritet “shpërthimi”

Delo.autor

Protagonist në fitoren e parë, SHQIPTARI i Arsenalit “shpërblehet” në Angli

Isa.Autor

Leave a Comment