Futboll Sport

DUAN TITULLIN/ Teuta godet në merkato, huazon Vecajn nga Dinamo Zagrebit

Mesfushori shkodran, Uendi Vecaj, pritet të jetë goditja e radhës e Teutës. Burime në klubin durrsak konfirmuan dje për “Panorama Sport”, se lojtari në pronësi të Dinamos së Zagrebit do të vijë në formë huazimi për një sezon te Teuta. Është gjetur gjuha e përbashkët mes klubeve dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi. 21-vjeçari luan në të dyja krahët e mesfushës dhe shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën e Shkëmbit.

Mbrojtja – Ndërkohë problem mbetet mbrojtja, pasi aktualisht në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi për rolin e qendërmbrojtësit janë vetëm Shkalla dhe Vogli. Ndërhyrja është emergjente dhe drejtuesit janë në bisedime me disa lojtarë, pasi minimumi kërkohet nga një zëvendësues për secilin prej tyre. Pas largimit të Ante Hrkaç dhe Dajan Shehit, bregdetarët janë dobësuar shumë në zemër të mbrojtjes.

“Djemtë e detit” kanë shfaqur interes për të nënshkruar me mbrojtësin e Partizanit, Sodiq Atanda dhe Ditmar Bicajn, i cili është një lojtar i lirë. Edhe pse palët ishin në bisedime të avancuar me mbrojtësin e kryeqytetasve, në fund nuk kanë arritur të finalizojnë transferimin e afrikanit në Durrës.

Afrikani pritej të bashkohej me durrsakët pas aventurës në Europa League me Partizanin, por gjithçka ndryshoi. Burime pranë klubit bëjnë me dije se Atanda kishte kërkesa të larta financiare, ndaj drejtuesit e Teutës hoqën dorë prej tij. Për të njëjtin motiv nuk u arrit marrëveshja edhe me Bicajn, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Flamurtarit, ku tregoi një nivel të lartë.

Bregdetarët po shohin disa opsione, edhe pse në ndeshjet miqësore dyshja ShkallaVogli ka funksionuar mjaft mirë, por sezoni është i gjatë dhe për të përballur kampionatin dhe Kupën e Shqipërisë, minimumi duhen katër qendërmbrojtës. Drejtuesit e dinë mjaft mirë këtë fakt, por deri tani nuk kanë arritur të mbyllin asnjë marrëveshje.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Rusia barazon shifrat ndaj Spanjën, Dzyuba shënon nga pika e bardhë e penalltisë

Sadik.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Pas ndërhyrjes së VAR, Talenti i Kampionëve të Europës dyfishon shifrat ndaj Lazios (VIDEO)

Delo.autor

GJEN DHOMËN E ËNDRRAVE/ Miku i Ronaldos i bindur: Pas futbollit, mund të bëhet profesionist në…

Delo.autor

Leave a Comment