Futboll La Liga Sport

Perez mund të shesë dhe të blejë, shifrat e tij janë brilante

Nëse ka diçka për të cilën Florentino Perez është i njohur, ajo është mënyra e tij për të nënshkruar me lojtarë superstar. Megjithatë, mënyra se si disa prej yjeve të klubit kanë lënë ekipin, është gjithashtu e dukshme. Gjatë qëndrimit të tij të parë në krye të “Santiago Bernabeu”, ai ishte në gjendje të nënshkruante me yje si: Luis Figo, Zinedine Zidane, David Beckham dhe Ronaldo, duke ndërtuar ekipin i cili u bë i njohur si “Galacticos”. Por gjatë asaj faze të parë pasi u bë president në vitin 2000, ai gjithashtu vendosi të shesë Fernando Redondo te AC Milan për 17.5 milionë euro.

Kjo ishte një lëvizje që shkoi kundër mendimit të tifozëve dhe trajnerit Vicente Del Bosque. Nicolas Anelka dhe Clarence Seedorf u larguan për 34.5 milionë euro dhe 24.5 milionë euro, duke u bashkuar me Paris Saint-Germain dhe Inter. Përpara se të largohej nga drejtimi i skuadrës ai gjithashtu shiti Walter Samuel për 18 milionë euro te Interi dhe Michael Owen te Newcastle United në verën e vitin 2006 për 25 milionë euro. Tre vjet më vonë, në 2009, ai rifitoi presidencën dhe nënshkroi me portugezin Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez u afrua si lojtari më i shtrenjtë në botë, por shitja e tij ka sjellë më shumë para në arkën e “Los Blancos”. Gjatë mandatit të tij të dytë si president, ka pasur shumë lojtarë që mbërritën në kryeqytetin spanjoll për shuma të mëdha përpara se të largoheshin me klubin që mori më shumë miliona. Shitja më e mirë e mandatit të Perez pas CR7, ishte Alvaro Morata duke sjellë 80 milionë euro në arkat e klubit. Pas spanjollit, Angel Di Maria dhe Mesut Ozil kanë qenë dy yjet e tjerë që kanë sjellë shumicën e parave nga shitjet gjatë mandatit të dytë të Perez.

Di Maria radhitet i treti që u largua nga klubi pas suksesit të “Decima” dhe megjithëse shumë ekipe ishin të interesuar për shërbimet e tij, Manchester United u fut në minutën e fundit për të siguruar nënshkrimin e tij. Ozil u largua drejt Arsenalit për një tarifë prej 45 milionë eurosh. Robinho, Gonzalo Higuain, Danilo, Jese dhe Arjen Robben janë vetëm disa nga emrat e tjerë që kanë sjellë të ardhura të rëndësishme te Real Madridi nga shitjet e tyre. Kjo do të thotë se në 15 vitet e Perez që ka qenë në krye të Realit, ai ka sjellë 676 milionë euro nga shitjet. Ai ka shpenzuar për blerjet 1.434 miliardë euro, por shpenzimet reduktohen në 758 milionë euro për shkak të shitjeve.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Nuk dihet i lumtur tek ekipi kryeqytetas, skuadra e njohur ndjek me interes yllin e Romës

Delo.autor

Gattuso: Kemi bërë një hap mbrapa

Delo.autor

HUMBJA TURPËRUESE NDAJ WATFORD/ De Gea shfajëson Solskjaer: Është e turpshme ajo që kemi bërë sot

Delo.autor

Leave a Comment