Futboll Sport

Perisic kërkon të shkruajë historinë: Të përsërisim rezultatin e 20 viteve më parë

Hera e parë dhe vetme që Kroacia arriti të renditet mes 4 skuadrave më të mira në botë ka qenë ajo që mori pjesë në Botërorin e vitit 1998. Por kombëtarja e këtij viti ka shansin të përsëritë atë rezultat, 20 vjet më vonë. Në atë Botëror, Kroacia humbi në gjysmëfinale ndaj Francës organizatore, por edhe këtë vit Kroacia luan sërish ndaj vendit organizator, Rusisë, këtë herë në çerekfinale.

“Mezi po e presim këtë përballje. Janë bërë shumë krahasime mes këtyre dy ekipeve kombëtare, asaj të 1998-ës dhe kësaj të këtij viti, por në duam të shkruajmë historinë tonë”, tha Ivan Perisic, një nga liderët e këtij ekipi.

“Ata kanë shkruar historinë e tyre, në duam të bëjmë tonën. Madje të bëjmë edhe më mirë nëse është e mundur. Jemi të vetëdijshëm për aftësitë tona, besojmë te forca jonë dhe kemi shumë besim”, u shpreh më tej futbollisti i kombëtares kroate Ivan Perisic.

Ai shprehet se e njeh mirë kombëtaren ruse: “Një ekip që sulmojë, por ndaj Spanjës tregoi se edhe di të mbrojë mirë. Është një skuadër e rrezikshme, luan në fushën e saj dhe ky është një avantazh i madh. Unë dhe e gjithë skuadra jemi gati, kemi punuar shumë për të ardhur deri këtu dhe nuk duam të tërhiqemi në këto momente”, tha Perisic.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Madona refuzoi Jordan për shokun e skuadrës: Ajo e priste me limuzinë që kishte…

Delo.autor

FLET NË PRAG TË DERBIT MILANEZ/ Spalletti: Nga objektivi Champions te Nainggolan dhe plani anti-Piatek

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Kili nuk ndjek shembullim e Brazilit dhe Argjentinës!

Delo.autor

Leave a Comment