Futboll Seria A Sport

PLAS TEK LAZIO/ Milinkovic-Savic nuk paraqitet për kontrollet mjekësore

Ka një çështje të nxehtë në shtëpinë e Lazios. Mesfushori serb, Milinkovic-Savic, pritej që mëngjesin e të dielës të zbarkonte në Romë për kontrollet mjekësore dhe për një bisedë më presidentin Claudio Lotito, por nuk u ka dhënë asnjë sinjal drejtuesve bardhekaltër. Presidenti do t’i propozonte zgjatjen e kontratës, me aktualen që i përfundon në vitin 2022 me 1.5 milionë euro në sezon. Nëse dëshiron të largohet askush nuk do ta pengojë, por në arkat e klubit roman duhet të derdhën plot 140 milionë euro. Juventusi, Real Madridi dhe Chelsea, janë skuadrat më të interesuara për shërbimet e mesfushorit serb.

(Pak orë pas këtij lajmi vjen dhe reagimi i Lazios, që siguron se Milinkovic-Savic thjesht ka humbur avionin për shkak të një aksidenti rrugor në Beograd).

Trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, i ka kërkuar shoqërisë që ta mbajë futbollistin, por do të jetë për bardhekaltrit që të refuzojnë ofertat që kënaqin Lotiton.

Në “pole” për Milinkovic-Savic ishte Juventusi, për blerja e Cristiano Ronaldos dhe kryqëzimi i interesave të merkatos me Milanin kanë bërë që bardhezinjtë të frenojnë në këtë front.

Chelsea është skuadra e fundit e interesuar, ndërsa Reali i Madridit në asnjë moment nuk është shfaqur me një ofertë konkrete.

Florentino Perez dëshiron të bëjë një goditje të madhe në sulm pas lamtumirës së papritur të Ronaldos. Më shumë është i impenjuar për të afruar Lewandowskin në “Santiago Bernabeu” pas përgjigjes negative të emrave të mëdhenj si Hazard Mbappé dhe Neymar.

Nëse do të largohet Milinkovic-Savic, Lazio do të hidhet në sulm për Rafinhan, i kthyer te Barcelona, për që nuk bën pjesë në planet e Valverdes.

P

Related posts

“DËMTIMI I STRAKOSHËS MASHTRIM”/ Deklarata tronditëse e ish-futbollistit: Ka dalë pozitiv me Koronavirus

Delo.autor

ZBULOHET DËSHIRA E MADHE/ Tomori ka objektiv të festojnë siç duhet, vetëm elitë për 100-vjetorin

Delo.autor

PAS BARAZIMIT ZHGËNJYES NDAJ NEWCASTLE/ Mourinho: Më mirë bamirësia se gjobat

Delo.autor

Leave a Comment