Sport

LEGJENDA E TENISIT/ Federer zbulon ëndrrën sekrete në grand slamin e Wimbledonit

Grand slam i Wimbledon mbetet i preferuari për tenistin zviceran Roger Federer, turne të cilin e ka fituar 8 herë në karrierën e tij. Këtë vit, numri 2 në botë ishte sërish favorit, por u eliminua në çerekfinale. Duke folur nga Dubai, ku dhe po përgatitet për pjesën e dytë të sezonit, tenisti zviceran rrëfru një sekret në lidhje me turneun londinez.

“Sa herë që ndodhem në këtë turne lexoj gazetat dhe rrshtat e fundit, ku janë intervistat e fansave që vijnë aty për të parë ndeshjet. I admiroj njerëzit që kalojnë natën jashtë, në tenda, duke pritur radhën për të siguruar një biletë. Dhe kur i pyesin se për kë bëjnë tifo,ata thonë emrin tim. Kjo më mallëngjen pa masë”, tha Federer.

Më tej, tenisti zviceran shprehet: “Gjithnjë kam ëndërruar që të kaloj më shumë kohë me këta njerëz, të flas me ta, të dëgjoj historitë e tyre, të cilat mund të kenë lidhje edhe me mua. Nuk e di se si do të reagoja në këtë rast. Mendoj se këtë gjë mund ta realizoj vitin tjetër, ndoshta duke i takuar fansat ditën e parë të turneut, që janë më të shumtë”, u shpreh Roger Federer.

 

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Partizanin me sllovenët i gjykon një anglez, statistikë e çuditshme në karrierë

Isa.Autor

TRONDITËSË/ Gjykata konfirmon dënimin me burg për trajnerin e Dinamos… 3 ditë para ndeshjes

Delo.autor

“JE SHEMBULLI IM NË JETË…”/ Granit Xhaka, urim të veçantë nënës për ditëlindje (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment