Futboll Seria A Sport

Ronaldo te Juventus? Presidenti i “Zonjës së Vjetër” thotë fjalën e fundit

Cristiano Ronaldo ka qenë tema e ditëve të fundit sa i përket mundësisë për transferimin te Juventus. Sigurisht shkrimet në mediat sportive, si ato italiane ashtu edhe ato spanjolle kanë detyruar në një mënyrë apo në një tjetër drejtuesit e të dyja klubeve të japin prononcimet e fundit.

I radhës që ka folur ka qenë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Edhe pse jo në formë zyrtare, mësohet se Agnelli i ka premtuar “yllit” portugez se nga Juventusi nuk do të largohen ata që janë shtylla e grupit dhe këtu flasim për Miralem Pjaniç dhe Pauolo Dybala.

Portugezi kërkon siguri, ndaj dhe presidenti i “Zonjës së Vjetër” e ka ndjerë si detyrim konfirmimin e kësaj gjëje duke i ofruar siguri maksimale CR7 në rast se ky i fundit vendos të transferohet në Torino këtë verë.

Related posts

“AIR ALBANIA” ËSHTË GATI/ Zbulohet shuma që merr fituesi i Conference League

F.autor

ARRITJE E MADHE PËR LOJTARIN E KOMBËTARES/ Zgjidhet në formacionin e vitit në Serinë A, ja emri

Delo.autor

Gazetari italian reagon ashpër: Juventus duhet të ishte shkrirë si ekip

Sadik.Autor

Leave a Comment