MMA Sport Të tjera

NUK KURSEN POLEMIKAT DHE AKUZON KHABIB/ McGregor: Ke dhjerë tërë jetën ndaj tyre

Khabib Nurmagomedov, në një intervistë dhënë së fundi, ka quajtur Conor McGregor dhe Jose Aldo si “pula të frikësuara”. Kjo deklaratë ka inatosur pa masë irlandezin, që nuk i ka kursyer polemikat, akuzat e fyerjet ndaj rusit, i tërhequr nga sporti.

Jo vetëm kaq, por McGregor ka danë në mbrojtje të brazilianit Jose Aldo, të cilin e ka mposhtur dikur në kafaz. “Nuk e kuptoj se përse vazhdon të flasë ky njeri, të zhvillojë konferenca për shtyp”, tha McGregor.

Duke iu referuar akuzave të Khabib për fitoren e McGregor ndaj Cerrone, në janar të 2020-ës, irlandezi shtoi: “Ti plehrë, i ke pantallonat ende pis nga Cerrone. Je tërhequr 3 herë nga dueli ndaj atij nga frika”.

“Babai yt, ndjestë pastë, do të turpërohej nga deklaratat e tua ndaj Cerrone. Nuk ke respekt ndaj atij dhe ndaj Jose Aldo. Ti ke ikur nga frika, ndaj qepe gojën. Ke ikur dhe tani flet si kurvë. Aldo është 100 herë më i mirë se ty si luftëtar”, tha McGregor.

Related posts

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Delo.autor

PAS 7 MINUTASH LOJË/ Mbrojtja e “Djajve të Kuq” në gjumë, Palace i ndëshkon shumë shpejt (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona gati të paguajë 15 milionë euro më shumë se klauzola për Griezmann

Sadik.Autor

Leave a Comment