Futboll Sport

Rami tregon të vërtetën: Kot thonë që luan Edinson Cavani

Adil Rami deri tani është i vetmi lojtar lëvizës i papërdorur nga Didie Deshamp. I “pagëzuar” si “i dërguar special”, mbrojtësi i Francës as që shpreson të luajë.

“Nuk dua që Umiti dhe Varan të kenë probleme. Po luajnë shumë mirë dhe po na nxjerrin shpesh nga telashet, ndaj uroj që trajneri të mos ketë nevojë për mua”, deklaroi mbrojtësi i Olimpikut të Marsejës.

Në lidhje me ndeshjen e radhës, ai që ka dilema është Uruguai, ku çështje vijon të mbetet dëmtimi i Kavanit, temë për të cilin Rami deklaroi: “E dimë që Kavani ka një dëmtim dhe se ka pak shanse për të qenë në fushë. E bëjnë për të na ngatërruar, por edhe na po marrim masat tona”.

Related posts

Arritje për futbollin shqiptar/ Enea JORGJI “transferohet” në grupet e EUROPA LEAGUE

Isa.Autor

VOLEJBOLL/ Kampionati i rrjetës rikthehet pas 11 muajsh pushim, fitojnë Partizani e Tirana

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventus nxjerr në shitje yllin e ekipit. Ulet vlera e kartonit, por rroga mbetet problem

Delo.autor

Leave a Comment