Futboll Sport

RRËFEHET DESCHAMPS/ Atë që më tha Pavard, i sugjerova të mos ia thotë mediave

Didier Deschamps e ka cilësuar një yll të ri mbrojtësin Benjamin Pavard pas triumfit të Francës në Rusi 2018. Pavard tejkaloi pritshmëritë duke e nisur si titullar Botërorin dhe madje goli i tij ndaj Argjentinës është shpallur si më i bukuri i turneut.

“Megjithëse nuk kishte eksperiencë, Pavard, ashtu si Hernandez në krahun e majtë, ishin brilantë dhe kanë stabilizuar prapavijën,” shprehet trajneri francez.

“Ata të dy kanë bërë një diferencë të madhe. Beniamin është bërë një yll dhe ai e meriton. “Ai nuk është i fokusuar te media. Ai është shumë miqësor dhe vlerësohet jashtë mase nga shokët e ekipit si dhe ka shumë vetëbesim.

“Njëherë më tha: ‘Nuk kam frikë nga askush!’ Kështu që unë i thashë: ‘Mund ta mendosh këtë, por mos ia thuaj medias.”

Related posts

COVID-19/ “Pekin 2022” olimpiadë e blinduar, masa ekstreme, karantinë, tamponë dhe gjoba

Delo.autor

ÇMENDURI TE PGS-JA/ Shikoni sa shpenzojnë francezët për pagat e lojtarëve

Delo.autor

NGA RINOVIMI TEK KUNDËRSHTARI I RADHËS/ Pioli: Messia nuk është një përrallë, Menja luan titullar

Delo.autor

Leave a Comment