Futboll La Liga Sport

PRAPASKENA/ Barcelona e rrëmbeu në ajër, por trajneri ishte kundër Malcom

Transferimi i tij te Barcelona bëri bujë të madhe mediatike, për mënyrën se si u realizuam, por duket se për brazilianin Malcom nuk ka ende paqe. Kjo pasi trajneri i katalanëve, Ernesto Valverde duket se nuk e ka aprovuar aspak këtë transferim, të kryer nga drejtuesit e klubit.

“Malcom është një lojtar që klubi e ka ndjekur prej kohësh dhe javën e kaluar ata vendosën ta blejnë. Nëse do të tregojë formë të mirë, do të luajë”, deklaroi Valverde, ndjeshëm i zhgënjyer për këtë afrim.

Kjo pasi tekniku spanjoll kishte kërkuar blerjen e brazilianit të Chelseat, Willian dhe nuk ka qenë aspak dakord për të sjellë te Barcelona talentin e Bordosë.

Malcom kërkohej nga shumë skuadra gjatë verës, por teksa gjeti akordin për t’u transferuar te Roma dhe u nis për në kryeqytetin italian, Barcelona ngriti ofertën dhe i ndërroi destinacionin.

Related posts

E rrallë, i dënuari luan me gjurmuesin elektronik në këmbë…

Sadik.Autor

U BË OBJEKT I KRITIKAVE TEK BARCELONA/ Coutinho drejt rikthimit në Angli, ja klubi i ri…

Delo.autor

“I PASKA MAR KOKA ERË”/ E gjithë skuadra MBAN TRAJNERIN që të mos MASAKROI ARBITRIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment