Futboll La Liga Sport

Salgado i shqetësuar: Largimi i Ronaldos e dëmton SHUMË Real Madridin

Michel Salgado, ish-futbollisti i njohur i Real Madridit, tha se do të lëndohej, nëse Cristiano Ronaldo largohet nga gjigandët e La Liga-s. Madje, ai është i shqetësuar, sepse superstari portugez po shkon drejt daljes nga “Santiago Bernabeu”.

Ronaldo, 33 vjeç, është gati të kompletojë një lëvizje të mrekullueshme prej 100 milionë eurosh nga Real Madridi te Juventusi, me marrëveshjen që thuhet se është afër përfundimit. Salgado, i cili fitoi katër tituj të La Liga-s dhe dy kurora të Ligës së Kampionëve me “Los Blancos”, pranon se është i shqetësuar që Ronaldo po largohet.

“Personalisht, nëse ai largohet, do të lëndohem, sepse kam qenë me të për gjashtë muaj. Ai po e linte shenjën e tij te Real Madridi, ose akoma po e bën këtë. E njoh shumë mirë dhe, kur merr një vendim, ai vazhdon përpara, pa marrë parasysh pasojat.

Por, nëse Cristiano nuk largohet, do ta kemi atë sërish për momentet më të mëdha, sepse është një fenomen. Por, nëse përfundimisht vendos të shkojë, ne duhet t’i urojmë të gjitha të mirat dhe ta falënderojmë për gjithçka. Kuptohet, unë jam i shqetësuar që po largohet, por ky është një vendim personal. Edhe ulja e klauzolës së lirimit në kontratë më shqetësoi, gjithashtu”.

Ronaldo ka qenë një “makinë” e vërtetë gjatë kohës së tij në Spanjë, duke shënuar 450 gola në vetëm 431 ndeshje me Real Madridin. Ai ka fituar dy herë La Liga-n, dy Kupa Mbreti dhe, gjithashtu, katër trofe të Ligës së Kampionëve, së bashku me tri herë Botërorin për Klubet dhe dy herë Superkupën Europiane.

Related posts

Shtohet ankthi për vendimin e Skënderbeut, në datën 19 qershor hidhet shorti i UEFA-s

Sadik.Autor

E ARDHMJA E MBAPPE TEK REAL MADRIDI/ Zidane në marrëveshje përfshihen dy madrilenë, ja yjet që largohen

Delo.autor

U ELEMINUA NGA TOTTENHAMI NË CHAMPIONS/ Ja reagimi i Guardiolës pas golit të anuluar nga VAR (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment