Futboll Premier League Sport

Shaqiri i bashkohet Liverpoolit në SHBA, bën gati takat për debutim (VIDEO)

Xherdan Shaqiri mbërrin në SHBA për tiu bashkuar ekipit të tij të ri Liverpoolit. Mesfushori i Zvicrës i bashkohet Të Kuqve në turneun miqësor International Champions Cup që zhvillohet në tokën amerikane për të 6-shin vit radhazi. Ai u prit nga tifozë të Liverpoolit ku ka bërë foto dhe ka dhënë autografe.

Skuadra e Jurgen Kloppit përballet me Manchester Cityn, Napolin dhe Torinon në këtë kompeticion prestigjioz. Shaqiri u tranferua menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës te nënkampionët e Europës për 15 milionë €. Ai nuk pranoi të qëndronte me Stoke Cityn pasi skuadra zbriti nga Premier League. 26-vjeçari pret ditën e debutimit me fanellën legjendare të Liverpoolit.

Related posts

“KATALANASIT” NË KRIZË TË THELLË/ “Makthi” i çështjes ekonomike tek Barcelona, borxhi arrin shifrën e “çmendur”

Delo.autor

HISTORIKE/ E pabesueshme se çfarë ka ndodhur me golin e Panamasë

Isa.Autor

ASIST ME TELEKOMANDË “ALLA MESSI”/ Lojtari i Milanit befasoi të gjithë tek goli i yllit Hernandez (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment