Futboll Sport

ZYRTARE/ Vdekja e atdhetarit Demaçi shtyn testimin e stadiumit “Fadil Vokrri”

Shtyhet takimi miqësor mes Prishtinës dhe Flamurtarit të Vlorës, i programuar për t’u zhvilluar të shtunën për testimin e stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili i është nënshtruar rikostruksionit të plotë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare FFK shkruan se dyert e stadiumit nuk mund të hapet pasi janë shpallur tri ditë zi kombëtare për shkak të vdekjes së Adem Demaçit.

“Për shkak të vdekjes së atdhetarit, simbolit të rezistencës, Adem Demaçi, siç quhet ndryshe edhe Mandela i Kosovës, dhe për faktin se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në nderim të tij ka shpallur tre ditë zie, Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se ndeshja testuese që ishte paraparë të zhvillohej nesër më 28 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”, është pezulluar për një kohë tjetër dhe në koordinim të plotë me UEFA-n dhe inspektorët e saj. Për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditët në vijim. FFK edhe një herë iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.”

Related posts

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Trajneri Dovedan merr lajmin e keq, ekipi “Ballshiot” pa dy lojtarët e rëndësishëm. Ja emrat…

Delo.autor

LARGOHET NGA KUKËSI/ Fatjon Tafaj zyrtarizohet si trajneri i ri i ekipit kombëtar U-17

F.autor

“DUA TA MBYLL KARRIERËN TEK REAL MADRID”/ Toni Kroos: Mbappe-Haaland? Klubi synon që…

Delo.autor

Leave a Comment