Futboll Seria A Sport

SPECIALE/ Efekti Ronaldo dhe rikthimi i kampionatit italian në elitën e futbollit botëror

Futbolli italian prej vitesh ka vujtur “hegjemoninë” e skudrave spanjolle, angleze por edhe ato gjermane duke humbur reputacionin në skenën europiane. U duk fillimisht e pabesueshme por që rezultoi i vërtetë transferimi i Ronaldos tek Juventusi duke befasuar të gjithë me lëvizjen e tij. Një gëzim i madh për drejtuesit “bardhezi” në veçanti por edhe për kampionatin italian në tërësi pasi detyrimisht rritet cilësia dhe vëmendja për futbollin apenin.

Një “erë” e re po fryn pas shumë problemeve në implementimin e futbollit përtej Adriatikut ku në vitet e fundit të shumtë kanë qenë skandalet, ku përfshirja e emrave dhe figurave të lartë në menaxhimin e infrakstukturës sportive, e uli besueshmërinë tek futbolli ndjeshëm. Skuadrat si Milani ,Juventusi, Interi por edhe Napoli,Roma, Lazio që dikur frekuentonin trofetë prestigjoz europian nuk janë në nivel konkurues. Liga e fundit europiane e fituar daton në vitin e 2010 me Interin e Murinjos që fitoi “tripletën”.

E megjithatë sot jo vetëm ardhja e Ronaldos por po shikohet ndjeshëm një interesim i vazhdueshëm i lojtarëve cilësor për të zbarkuar në Itali. Spikasin lojtar si Di Maria, Benzema, Morata, Lewandowski etj. Tashmë nuk ka dyshime se niveli i kampionatit italian po merr dimesione të tjera dhe se progresi po jep frytet e veta.

Edhe pse ende herët për të bërë parashikime e sigurtë është fakti se cilësia dhe efikasitëti i Seria A me shuma gjasa do të ngrihet në nivele konkuruese për të qenë një “vatër” trofesh si në vitet e lavdishme të fund shekullit 20.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Të besuarit e Guardioles kalojnë në avantazh (VIDEO)

Q.Autor

Karton të kuq në ndeshjen Portugali – Holandë

Sadik.Autor

(FOTO) Sanchez i jep “lamtumirën” Londrës, niset drejt Manchesterit

Q.Autor

Leave a Comment