Boks Sport

SHERRI PAS DUELIT/ McGregor dhe KHABIB PEZULLOHEN PA AFAT nga UFC-ja, pritet që…

Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës (NSAC) ka pezulluar pa afat të dy sportistët e peshës së lehtë, kampionin e botës Khabib Nurmagomedov dhe irlandezin Conor McGregor, të dy të përfshirë në hetime pas skandalit që u krijua në përfundim të duelit mes tyre, në eventin UFC-229, që u zhvillua një javë më parë në Las Vegas. Lajmin e ka konfirmuar vetë NSAC përmes një komunikate, duke thënë se ky pezullim i dy sportistëve do të zgjasë për sa kohë do të vazhdojnë hetimet e nisura prej saj.

Incidenti që nisi pas duelit, me rusin Nurmagomedov që kapërceu mbi kafaz për të nisur një sherr masiv me stafin e irlandezit ka lënë një shije të keqe. Por edhe McGregor është “kapur mat” duke goditur anëtarë të stafit të kampionti rus, ndaj Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës ka vendosur të hetojë për këtë situatë aspak të këndshme. Rrëmuja që u krijua detyroi UFC-në të mos zhvillojë ceremoninë e dorëzimit të titullit si dhe Nurmagomedov i është mbajtur peng shpërblimi prej 2 milionë dollarësh.

Pezullimi i dy sportistëve do të nisë nga data 15 tetor, ndërkohë që Komisioni i Sportit në shtetin e Nevadës do të mblidhet më datën 24 tetor. Në atë datë do të mësohet nëse pezullimi do të vazhdojë për ë dy sportistët apo jo si dhe nëse rusit do t’i jepet shpërblimi i fitores.

Related posts

REALIN NUK E SHPËTON AS ZIDANE/ Humbet turpshëm me vendin e parafunidt

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

“TOKA E PREMTUAR” MUND TË JETË…/ Joshua përgatitet për një duel ndryshe, ja kur do të luhet sfida

Delo.autor

Leave a Comment