Futboll Sport

ZYRTARE/ Luis Enrique trajneri i ri i Kombëtares së Spanjës

Është zyrtare, Luis Enrique firmos kontratën dy-vjeçare me Kombëtaren e Spanjës.

Pas “rrufesë” së përjashtimit të Lopeteguei nga ky rol, një ditë para nisjes së Botërorit të Rusisë, për shkak se ai kishte arritur marrëveshje për të qenë trajneri i Real Madridit në sezonin e ri, pas periudhës jo të lumtur të Hierros në Këpuën e Botës së kësaj vere si timonier i “La Roja”, presidenti Rubiales do ta fillojë nga një emër i fortë ringritjen.

Luis Enrique pëlqehet për këtë, sepse është i ri, por tashmë ka një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare. Gjithashtu, në Barcelonë, tekniku ka treguar se mund të menaxhojë një dhomë zhveshjesh me plot kampionë, sikurse është ajo e kombëtares së Spanjës.

Pra, sot, Rubiales duhet të propozojë emrin e Luis Enrique, që ka mundur konkurrencën e Quique Sanchez Flores, Michel dhe trajnerit aktual të Belgjikës, Roberto Martinez. Sezonin e kaluar, Luis Enrique e bëri pushim, pasi u largua nga stoli i Barecelonës me nëntë tituj të fituar në tri vite, 2014-2017, si trajner në “Camp Nou”. Më parë, trajneri në fjalë ka trajnuar Celta Vigo, Roma dhe Barça B.

Related posts

SFIDA NDAJ KUKËSIT/ Trajneri Nica: Dua rezultat pozitiv, fitorja e rivalëve na shton presionin

Delo.autor

“NUK JAM MË IMPULSIV”/ Mourinho: Jam shumë i ri dhe vazhdoj të përmirësohem

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 10 milionë euro në sezon, Juventus ka gati super ofertën për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment