Futboll Sport

Tirana rikonfirmon titullarët, Daja dhe Kërçiku rinovojnë edhe për dy vite

Tirana vijon përgatitjet për sezonin e ri. Lojtarët, nën drejtimin e trajnerit Ze Maria, po djersijnë në fushën e stërvitjes, për t’i karikuar sa më mirë bateritë për rikthimin në elitën e futbollit tonë, pas një viti një kategori më poshtë, ndërsa drejtuesit e klubit janë mjaft të angazhuar në merkato. Me merkato duhet të kuptojmë jo vetëm afrimet e reja, por edhe rikonfirmimet e titullarëve bardheblu.

Sot ka qenë dita e rinovimit të kontratave me Dorian Kërcikun dhe Asion Dajën, që të dy pika referimi në formacionin kryeqytetas, gjatë sezonit në Kategorinë e Parë. Të dy lojtarët në fjalë kanë nënshkruar marrëveshjen e re, për t’u bërë zyrtarisht edhe për dy vite të tjera bardheblu. Ata bëhen pjesë e projektit për Tiranën Superiore.

Related posts

FSHF “ZGJIDH” QESEN/ 4.5 milionë euro shpërblim për heronjtë e Kombëtares

F.autor

Klop: Ronaldo nuk duhet ta prekë topin

Sadik.Autor

“KUNJA” PËR GUARDIOLËN/ Klopp: Një vit i madh për Anglinë, të gjithë prisnin Barcelona-City në finale

F.autor

Leave a Comment