Futboll Sport

Tite dhe Tiago Silva i bëjnë “presion” Nejmarit: Pas Mbapesë dhe Kavanit…

Sytë e brazilianëve janë nga Nejmar, i cili deri tani ka shënuar një gol dhe ka dhënë një asist. Jo vetëm të tifozëve, por edhe të protagonistëve të kombëtares së Brazilit. Trajneri Tite dhe kapiteni Tiago Silva kanë thënë se tani është koha e tij që të shkëlqejë dhe të marrë në dorë fatet e skuadrës. Në konferencën për shtyp përpara Meksikës ata i thurën elozhe rivalit, por treguan besim se do të avancojnë në raundin e ardhshëm.

TITE- Trajneri i Brazilit kërkoi që lojtarët e tij t’i harrojnë të gjitha statistikat e së shkuarës dhe të përqendrohen te kjo ndeshje dhe sqaroi se sfida e sotme nuk është një duel mes tij dhe trajnerit Osorio. “Unë e njoh atë dhe Osorio është një trajner i shkëlqyer. Por në fushë nuk do të jem unë dhe ai. Do të jenë Brazili dhe Meksika. E shkuara nuk ka aspak rëndësi në këtë ndeshje, por vetëm e tashmja. Duhet të jemi të përqendruar dhe të ekuilibruar për të marrë rezultat pozitiv.

Nejmar? Është në formë dhe nga ndeshja në ndeshje e ka treguar këtë. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Nejmar për të qenë në këtë Botëror dhe për të ndihmuar skuadrën. Vjen nga një dëmtim i gjatë, por tani mund ta konfirmoj se ka rigjetur formën. Është momenti i tij dhe shpresoj që bëjë mirë”, tha Tite. Në fjalën e tij, ai pranoi se sfida mund të shkojë me shtesë dhe për këtë fakt nuk do ta rrezikojë Marselon nga minuta e parë.

TIAGO SILVA- Shiritin në ndeshjen e sotme do ta mbajë Tiago Silva. Mbrojtësi veteran rikthehet të jetë kapiteni në këtë Botëror, pasi ishte edhe në sfidën e dytë kundër Kosta Rikës. Edhe ai, ashtu si trajneri Tite, thotë se ka ardhur koha që Nejmar të shkëlqejë. “Kur pashë atë që bënë dy sulmuesit e PSG-së, Kavani dhe Mbape, mendova që tani është radha e Nejmarit. PSGja po paraqitet mjaft mirë në këtë Botëror dhe tani Nejmar e di shumë mirë çfarë duhet të bëjë. Jam i sigurt që ai është i motivuar, ashtu si edhe ne të tjerët.

FBL-WC-2018-BRA-TRAINING

Meksika? Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar sepse e dimë që ata janë shumë të fortë. Në pjesën e parë të këtij Botërori zhvilluan ndeshje të mira dhe e meritojnë prezencën e tyre në fazën e 1/8-ve. Por ne jemi përmirësuar shumë dhe nga ndeshja e parë deri tani kemi besim dhe po gjejmë kondicionin e duhur fizik. Objektivi kryesor është të luajmë mirë, sepse në këtë mënyrë mundësitë për të fituar bëhen më të mëdha”, theksoi kapiteni i Brazilit në konferencën për shtyp.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Sampdoria-Inter. Rezultati 0-2

Delo.autor

JAVA E SHQIPTARËVE/ ELIS BAKAJ nuk di të ndalet, shënon tjetër gol në Bjellorusi

Isa.Autor

NDALEN “UJQËRIT E DËBORËS”/ Flamurtari i merr një barazim në Vlorë

Delo.autor

Leave a Comment