Futboll Seria A Sport

Skadon klauzola e Hysajt/ Skuadra që e dëshiron shërbimet e shkodranit duhet të bindë Napolin

As 50 milionë euro nuk do të mund të mjaftojnë për të shkëputur Elseid Hysajn nga Napoli. Tashmë çdo gjë varet nga presidenti De Laurentiis, që mund t’i vërë çdo çmim futbollistët të klubit që drejton. Menaxheri i mbrojtësit shqiptar, Mario Giuffredi, ka saktësuar për Radio Kiss Kiss, se klauzola e largimit ka skaduar:

“Ka një keqkuptim në lidhje me klauzolën e largimit të Hysajt. Ajo ka skaduar dhe cilado skuadër që ishte e gatshme për të paguar 50 milionë euro për të, duhet t’ia kishte komunikuar vendimin Napolit brenda 30 qershorit dhe pas jo më shumë se 5 ditësh duhej të paguante të gjitha paratë. Tani fati i Hysajt është në dorën e Napolit. Klubet e interesuara duhet të komunikojnë vetëm me klubin. Hysaj te Chelsea? Mund të ndodhë vetëm nëse këtë gjë e duan të dy klubet.”

Tashmë mbetet për t’u parë se cilat janë qëllimet e Ancelottit për Hysajn. Mbrojtësi shqiptar ka deklaruar pak ditë më parë se pret një telefonatë nga trajneri italian, për të kuptuar situatën e tij.

Related posts

LEGJENDA E MAN UNITED/ Solskjaer: Ja lojtarët që më pëlqyen te Laçi

Isa.Autor

Rrëfimi i Blerim Xhemailit: Ja se çfarë do të bëja nëse do shënoja kundër Serbisë

Sadik.Autor

EURO 2024/ Përpalsje mes tifozerive, në prag të nisjes së takimit Turqi-Gjeorgji

F.autor

Leave a Comment