Futboll Sport

PESHA E NJË YLLI NË SKUADËR/ “The Sun” ZBULON kushtin që Ronaldo i ka vendosur Solskjaerit

Nuk është diçka e re dëshira e Kristiano Ronaldos për të zbritur gjithmonë si titullar në fushë dhe për të bërë protagonistin.

ronaldo solskjaer

Edhe pse në moshën 36-vjeçare, Ronaldo e di kapacitetin e tij dhe lënia në stol në sfidën ndaj Evertonit dy javë më parë nuk është pritur mirë nga ylli portugez.

Solskjaer, i bindur se CR7 ishte lodhur në sfidën ndaj Vijarealit në Champions, uli në stol Ronaldon për ta aktivizuar në pjesën e dytë.

Polemikat ishin të shumta, aq sa u përfol dhe për një largim të teknikut norvegjez, por sipas ‘’The Sun’’, Ronaldo ia ka bërë të qartë Solskjaerit që do të zbresë gjithmonë në fushë si titullar dhe se kur të mos jetë gati, do të jetë vetë ai që do t’i kërkojë trajnerit stolin.

Këto ngelen gjithmonë në kuadrin e thashethemeve, por situatat e ndodhura i kanë dhënë të drejtë Ronaldos, gjë e cila ka prishur dhe pak ekuilibrat e ‘’djajve të kuq’

Related posts

“ËSHTË E VËSHTIRË TË LUASH ME 10 LOJTARË”/ Portieri Courtois : Titulli? Duhet të vazhdojmë të luftojmë fort për…

Delo.autor

MILAN NIS OPERACIONIN “FSHESA”/ Në hyrje “djalli” josh Asension, kërkon skonto edhe për Diaz

F.autor

SHKËMBIM I BUJSHËM/ Çelsi ofron sulmuesin dhe miliona për Romelu Lukakun

Delo.autor

Leave a Comment