Futboll Sport

Tri arsye pse Kroacia meriton ta fitojë finalen e Botërorit

Kroacia do të luajë të dielën pasdite në finalen e madhe të Moskës, kundër Francës, me shpresën se mrekullia e deritanishme do të konkretizohet me fitoren e trofeut të Kupës së Botës. Në një analizë kushtuar ekipit ballkanas, marrë në faqen zyrtare të FIFA-s, jepen tri arsye, pse kroatët meritojnë ta fitojnë këtë Botëror. Në radhë të parë qëndron motivimi kolektiv, që është në nivelet maksimale.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Daliç, ka bërë diçka të pabesueshme. Atmosfera në ekip nuk ka qenë kurrë më mirë se kaq, diçka që lojtarët e kanë thënë në mënyrë të përsëritur. Ata janë ndjerë si një familje e vërtetë gjatë kësaj Kupe Bote, duke qenë së kanë qëndruar së bashku për 50 ditë. Lojtarët duken sikur do të jepnin jetën për njëri-tjetrin në fushë, në atë çfarë ata kanë bërë deri më tani.

Pavarësisht se lojtarët luajtën tri ndeshje me radhë nga 120 minuta, ata treguan se dëshira e tyre kolektive për të fituar është në nivele shumë të larta. Forca dhe karakteri mendor janë një tjetër faktor madhor. Danimarka, Rusia dhe Anglia janë tri skuadrat që u mundën nga Kroacia në fazën me eleminim direct. Dy nga këto ekipe u skualifikuan pas gjuajtjeve të penalltive. Kapiteni Luka Modriç ka thënë në mënyrë të përsëritur: “Ne kemi treguar karakterin tonë”.

Ndërkohë, forca e personalitetetit të Kroacisë do t’i shërbejë mirë në finalen kundër Francës. Çdo ekip fitues i Kupës së Botës gjatë gjithë historisë i është dashur një forcë e madhe karakteri për ta fituar këtë trofe. Por elementi tjetër shumë i rëndësishëm është përvoja që përkthehet në vetëbesim. Modric është udhëheqës i këtij brezi të madh të Kroacisë. Përveç motorrit të Real Madridit, ka edhe yje të tjerë në skuadrën e Dalicit, duke përfshirë lojtarë të Barcelonës, Interit, Juventusit dhe Liverpool, si Ivan Rakitiç, Mario Mandzukic, Ivan Perisic, Mateo Kovaçiç dhe Dejan Lovren.

Me një moshë mesatare prej 27 vitesh dhe dhjetë muajsh, Kroacia ka shumë përvojë dhe vetëbesim, pasi pothuajse të gjithë kanë vendin e tyre në njëmbëdhjetëshen e parë të klubeve të tyre. Ata janë të gjithë të vetëdijshëm për aftësitë që posedojnë.

Related posts

Chelsea ka gati Planin B, Slimani nëse dështojnë për Dzekon

Q.Autor

Përplasja Marquez-Rossi, polemika gjatë takimit të Komisionit për Sigurinë në MotoGP

Sadik.Autor

Zgjohen si nënkampionë të Botës, shihni çfarë bëjnë kroatët sot në mëngjes (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment