Futboll Premier League Sport

TRONDITET ARSENALI/ Kontrata e firmosur me sponsorin kinez jo e vërtetë

Ndodh që të gjithë të mashtrohemi njëherë në jetë. Fatura e telefonit e kripur, një blerje nëpërmjet internetit që vjen bosh. Natyrisht, që ti ndodhë një klubi futbolli, me gjithë volumin e punës që sillet rreth botës së futbollit, është mjaft komike. Sidomos në qoftë se klubi në fjalë nuk është një ekip i lënë pas dore, por Arsenali i lavdishëm. Që, siç raportohet nga Daily Mail, në prill kishte njoftuar një partneritet me BYD, një kompani kineze që prodhon makina elektrike. Disa nga lojtarët e Gunners ishin fotografuar me fanellat që mbanin emrin e kompanisë. Por në fakt …

Ndërsa tani, vetë BYD deklaron se çdo marrëveshje e arritur dhe e nënshkruar me Arsenal-in do të konsiderohet absolutisht e pavlefshme. Dhe për një arsye madhore. Personi i cili ka firmosur këtë marrëveshje … nuk punon për BYD. Në fakt, ai kurrë nuk ka punuar atje. Daily Mail njofton se Li Juan, arkitekti i dyshuar i këtij mashtrimi, është arrestuar në Shangai. Pikërisht në qytetin më të populluar në botë, Li Juan kishte selinë e saj, ku mashtronte klientët, duke pretenduar se ishte një emisar i BYD-së, duke u pajisur me një vulë të rreme të kompanisë.

Dhe versioni kinez i faqes së Arsenalit konfirmon se Gunners gjithashtu është në listën e të mashtruarve. “BYD ka njoftuar Arsenalin se ka qenë viktimë e mashtrimit në lidhje me disa marrëveshje sponsorizimi, duke përfshirë edhe atë me klubin”. Kompania ka lëshuar një deklaratë zyrtare, duke nënvizuar se Li Juan është hequr si një anëtar i stafit të BYD dhe ka përdorur një vulë të falsifikuar për të nënshkruar kontrata. Të gjitha detajet BYD i ka raportuar në polici, të cilët kanë kryer arrestimin. Një dëm i madh për imazhin e kompanisë, por edhe për vetë Arsenalin, që kishte postuar fushata reklamuese në faqen e saj të internetit për të bërë publike partneritetin. Dhe në fakt, është përballuar me një marrëveshje të rremë. Por, kjo i ndodh edhe më të mirëve. Megjithatë, nga hera tjetër, kujdes se çfarë firmosni.

Related posts

FESTË “KUQEZI! Pas një asist nga Roshi, Keidi Bare ndëshkon Bjellorusinë dhe qetëson Rejën (VIDEO)

Delo.autor

PARASHIMKIMI MES ATLETICOS DHE JUVENTUSIT/ Paralajmërimi i frikshëm i Mourinhos në Champions

Delo.autor

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO nuk e njeh PUSHIMIN, përsëri në PALESTËR të dielën

Isa.Autor

Leave a Comment