Futboll Sport

U largua papritur/ Pacult “shfryn” ndaj KUKËSIT: Shqipëria nuk krahasohet me Austrinë, ishte…

Trajneri Peter Pacult është shkarkuar nga Kukësi në mënyrë të papritur pas ndeshjes së parë në Champions League ndaj Velletta-s. Në një prononcim për media në Austri, tekniku është shprehur se për Kukësin ka refuzuar edhe klube të tjera.

“Fatkeqësisht jam në treg përsëri, atje në Shqipëri ishte një situatë fatkeqe, por tani ka marrë fund gjithçka. Unë nuk shoh mbrapa, jeta vazhdon, një derë mbyllet, një tjetër hapet. Largimi? Atje funksionojnë ligje të tjera, nuk mund ta krahasosh me Austrinë, Gjermaninë apo shtete të tjera”

“Unë kisha dy oferta të tjera por u thashë se do të qëndroja me klubin ku kisha punuar shumë për 6 muaj që të ishin përsëri të suksesshëm. Dhe kjo është ajo që bëra me ekipin, dëshiroja që të paraqitesha shumë mirë atje”.

Përsëri në të ardhmen, trajneri nuk e shpreh dëshirën për të drjtuar një ekip në vendin e tij.

“Mendoj se kam treguar gjatë punës time si trajner se mund të punoj në rajone të ndryshme, por padyshim që do të isha i lumtur të punoja në Austri përsëri, siç e kam thënë shpesh. Padyshim, është e vështirë për njerëzit të mendojnë që një trajner i cili ka qenë të Rapidi të kalojë në klube të tjera. Por unë ndjej kënaqësi nga ky profesion dhe shpresoj që të shfaqet ndonjë mundësi tani”, përfundon Pacult.

Related posts

“Guerrilsat” kundër Partizanit: U bëre palë me këtë shëmti të futbollit!

Sadik.Autor

Atalanta në kërkim të shqiptarit, e kërkojnë 2 ekipe në Seria A

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ramos ka biseduar me klubin e madh italian, ja paga stratosferike e kërkuar…

Delo.autor

Leave a Comment