Futboll Seria A Sport

BARCELONA KËRKON ME ÇDO KUSHT YLLIN E INTER/ Marotta: Lautaron nuk e shesim, largohet vetëm nëse…

Barcelona vazhdon të “kërcënojë” Interin përsa i takon kartonit të Lautaro Martinez. Me dëmtimet e Ousmane Dembele dhe Luis Suarez argjentinasi shikohet si përforcimi ideal për repartin e sulmit.

Por ai që frenon gjithçka lidhur me këtë çështje, është administratori i deleguar i zikaltërve, Giuseppe Marotta, i cili deklaroi se 22-vjeçari është shumë i rëndësishëm për zikaltrit dhe se ata nuk kanë aspak ndërmend ta shesin. Ai shtoi gjithashtu se futbollistët largohen nga Interi vetëm kur janë ata që e dëshirojnë një gjë të tillë.

“Lautaro është i përqendruar te Interi dhe ne nuk kemi ndërmend ta shesim, pasi e shohim si pikë të rëndësishme të projektit. E vetmja mënyrë që ai të largohet, është nëse do ta kërkojë vetë diçka të tillë”, deklaroi Marotta.

Related posts

Merkato/ Roma ofron Defrel në këmbim të Sansones

Q.Autor

TIRANA-PARTIZANI/ Ja shifra marramendëse që humbasin dy klubet e mëdha në periudhën e pandemisë…

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Bedri Greca firmos me klubin nga Kosova…

Delo.autor

Leave a Comment