Sport Të tjera

“TOKIO 2020″/ Qeveria japoneze: Ceremonia e hapjes pa spektatorë, jo tifozëve të huaj në Olimpiadë

Qeveria japoneze ka vendosur që Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që nisin më 23 korrik, të zhvillohen pa praninë e spektatorëve të huaj. Kjo masë është marrë për shkak të pandemisë Covid-19, lajm që konfirmohet nga agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo Neës”.

Sipas qeverisë, tifozët e huaj nuk do të lejohen, për shkak se ata mund të sjellin me vete edhe variantet e reja të koronavirus gjatë kohës që do të jenë në Olimpiadë. Gjithashtu, qeveria ka vendosur që ceremonia e hapjes së Olimpiandës të zhvillohet pa tifozë.

Në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë vetëm një numër i limituar të ftuarisht dhe sportistët pjesëmarrës në Olimpiadë. Kjo masë merret për të evituar grumbullime masive njerëzish. Tifozët japonezë do të jenë të limituar për të ndjekur disa nga eventet përgjatë Olimpiadës.

Gjithsesi, vendimi zyrtar për sa i përket tifozëve të huaj e vendës si dhe mënyrës së organizimit të cereminisë së hapjes do të merret nga komiteti organizator i Lojërave Olimpike, në mbledhjen që do të zhvillohet në fund të marsit.

Related posts

NUK DO TA SHESË NË JANAR/ Ja “dhurata” që presidenti u bën tifozëve të Sampdorias (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

E zbulon gazeta “AS”/ Trajneri i REALIT kërkon të transferojë këtë SUPER lojtar

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Hidhet shorti për fazën e 1/8. “Zikaltërit” dhe Napoli evitojnë… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment