Futboll La Liga Sport

Real Madridi përgënjeshtron interesimin për brazilianin, do vetëm belgun e CHELSEA

Një goditje e dyfishtë për të lënë pa frymë dhe një ofertë prej 110 milionë euro, që Chelsea’s do t’i kishte pëlqyer patjetër. Por fatkeqësisht, aludimi i “Daily Mail”, sipas të cilës, Real Madrid kishte përgatitur një ofertë të parefuzueshme për dyshen e Bluve të Londrës, Willian dhe Courtois, është përgënjeshtruar nga madrilenët, përmes medias spanjolle shumë pranë klubit Los Blancos, “Marca”. Sipas kësaj të fundit është saktësuar se Real Madrid është shumë i interesuar për Courtois dhe shpreson të finalizojë tratativën në shumën 35 milionë euro. Willian? No, gracias.

E vërtetë apo strategji? Vështirë të dhuhet ndonëse është logjike të pritet një goditje e fuqishme dhe e rëndësishme nga ana e presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, që duhet të rifitojë mbështetjen e tifozerisë madrilène, të cilës i mungon Cristiano Ronaldo, i transferuar te Juventus. Çështja është se kur saktësisht do të lëvizë Real Madrid, sepse koha nis të ngushtohet dhe në orët e fundit kanë mbërritur sinjale jo shumë optimist. Për shembull nga Bayern vjen refuzimi për Lewandowski, ose nga PSG, nga ku Tuchel ka sqaruar se Cavani qëndorn në Paris.

Related posts

Katër muaj pa paguar futbollistët, një pornostare i vjen në ndihmë klubit italian

Q.Autor

Gëzohet edhe Geri Lineker, ja si e ka modifikuar shprehjen për gjermanët (FOTO)

Isa.Autor

LIGA E KOMBEVE/ Gjermania luan për krenari, Holanda për kualifikim

Isa.Autor

Leave a Comment