Futboll La Liga Sport

Barcelona refuzon ofertën e Betis, Rafinha mund të përfundoi tek ky ekip

Eksperienca e fituar nga tratativa me Interin i ka shërbyer si mësim Barcelonës që tashmë nuk kërkon të përsërisë të njëjtat gabime me me rastin Rafinha Alcantara. Sipas raportimeve të mediave katalanase transferimi i mesfushorit brazilian te Real Betis në këto ditë të mbetura të merkatos mund të dështojë, pasi Barcelona kurrësesi nuk dëshiron ta lëshojë në formë huazimi me të drejtë blerjeje 25-vjeçarin por vetëm në huazim me detyrim blerjeje.

Barcelona e ka ulur ndjeshëm vlerën e kartonit të Rafinhas, pasi i kërkon klubit andaluzian vetëm 20 milionë euro për blerjen përfundimtare të detyruar të futbollistit pas 1 viti, një shifër shumë e ulët kjo krahasuar me 35 milionë eurot që synonte t’i merrte Interit. Por pavarsisht kësaj drejtuesit e Betis ofrojnë vetëm 1,5 milionë euro për huazimin 1-vjeçar dhe në bazë të paraqitjeve të mesfushorit do të vendosin pas 1 viti nëse do ta blejnë ose jo Rafinhan për 20 milionë euro. Diçka e tillë nuk pranohet aspak nga drejtuesit e Barçës të cilët duan të kenë sigurinë e shitjes përfundimtare të Rafinhas në 2019-ën duke patur parasysh faktin që kontrata e tij me blaugranat skadon në verën e vitit 2020, ndërkohë që nuk e kanë harruar mësimin që morën nga Interi.

Related posts

DERBI I “ZJARRTË” I PREMIER LEAGUE/ Liverpool ndalet pas 8 fitoresh radhazi nga “Djajtë e Kuq”

Delo.autor

KATAR 2022/ Pas 14 minutash lojë, sulmuesi Domineco ndëshkon Irlandën e Veriut (VIDEO)

Delo.autor

E bujshme, Chelsea përgatit 100 milionë euro për të marrë sulmuesin e United…

Sadik.Autor

Leave a Comment