Futboll La Liga Sport

ABSURDE/ U BLE ME BUJË: NAVAS është më i mirë se COURTOIS. E dëshmojnë statistikat…

Sfida mes Keylor dhe Courtois për pronësinë e portës së Real Madrid tashmë ka nisur. Portieri nga Kosta Rika, i cili niset i avantazhuar nga fakti që ka kryer të plotë fazën përgatitore dhe është thuajse e sigurtë që do të aktivizohet si titullar në Superkupën e Europës ndaj Atletico Madrid, këtë sezon do të ketë konkurencë të vëretë. Shumë i diskutuar, pavarësisht fitores së tre trofeve të njëpasnjëshëm të Champions League nga Real Madrid, Keylor Navas përfaqëson disa statistika shumë interesante gjatë tre sezoneve të fundit.

Rezulton se ai fiton sfidën ndaj Courtois kur vjen pun ate topat e pritur, me një përqindje të konsiderueshme, të vulosur në shifrat 74.1%, ndërkohë që portieri belg regjistron një pëqëindje më të ulët, 69.4. Grafikët shfaqin statistikat respektive për Keylor Navas dhe Courtois në tre sezonet e tyre të fundit. Nga rekordet rezulton se portieri nga Amerika Qendrore ka ofruar siguri më të madhe për Real Madrid se sa belgu te Chelsea. Keylor Navas është detyruar të bëjë 115 pritje më shumë, me vetëm 15 ndeshje më shumë se Courtois te Chelsea.

Related posts

Tifozët anglezë: Nëse Salah shënon ende gola, do të bëhemi myslimanë

Q.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Elche-Real Madrid. Rezultati 1-2

Delo.autor

BUNDESLIGA 2 NË FUSHË/ Ja si do të luhet futboll në kohë pandemie (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment