Futboll Seria A Sport

Allegri optimist për shortin/ Marotta: RONALDO është më i mirë se MODRIC

Mund të kishte shkuar edhe më mirë, megjithatë shorti i fazës me grupe të Champions League në Montekarlo nuk e mërzit së tepërmi Juventus, që konsiderohet si favorit në këtë veprimtari.

“Zonja e Vjetër” do të ndeshet me Manchester United, Valencia dhe Young Boys.

“Eshtë një grup i fortë, një grup me vlera, me ekipe cilësore dhe me traditë. Do të shkojmë në stadiume historike si “Old Trafford” dhe “Mestalla”. Kjo është e bukura e Champions League. Objektivi ynë minimal në këtë veprimtari është të kalojmë fazën me grupe,” – tha trajneri i Juventus, Massimilano Allegri.

Ndërsa drejtori sportiv Giuseppe Marotta, shtoi: “Gjithçka varet nga ne, si gjithmonë. Mendoj se me afrimin e Cristiano Ronaldo është e drejtë të pretendojmë të fitojmë Champions League. Personalisht mendoj se ai e meritonte më shumë se Modric çmimin e futbollistit më të mira nga UEFA.”

 

Related posts

NDRYSHON STATUSI/ Asllani nuk është më i pashitshëm, Interi i vendos çmim talentit kuqezi

F.autor

PROBLEMI I PORTIERIT/ Nëse nuk vjen Courtois, Real Madrid ka një plan “B”

Isa.Autor

E PAZAKONTË NGA IRANI/ Mashtronte femrat për të bërë seks, denoncohet sozia e Messit

Delo.autor

Leave a Comment