Futboll Sport

Argjentina me trajner të përkohshëm, ja zëvendësuesi i Jorge Sampaoli

Dy javë pas shkarkimit të Jorge Sampaoli nga detyra e trajnerit të Argjentinës, është vendosur që në vendin e tij të jetë një trajner i përkohshëm. bëhet fjalë për Lionel Scaloni, i cili do të drejtojë Messin me shokë në ndeshjet e ardhshme të kombëtares argjentinase, duke qenë edhe shefi i dyshes Pablo Amiar e Martin Tocalli, të cilët 24 orë më parë ishin caktuar në stafin drejtues.

Scaloni, në të shkuarën ka drejtuar kombëtaren U-17 të Argjentinës, ndërsa tani do të drejtojë kombëtaren e parë në miqësoret e ardhshme që ky ekip do të zhvillojë në përgatitjet për Kupën e Amerikës. Një mision i vështirë për 40-vjeçarin Scaloni, që ka për detyrë rikthimin e besimit të fansave te kombëtarja e Argjentinës, pas dështimit në Botërorin “Rusi 2018”.

Federata e Futbollit të Argjentinës (AFA) ka deklaruar se do të marrë vendimin përfundimtar për trajnerin e kombëtares pas disa muajsh, pasi të kryejë disa konsultime me kandidatët.

Related posts

Progni: S’jam penduar që u largova nga Partizani, ja çfarë më ka thënë presidenti i Teutës

Isa.Autor

NGATËRRUAN HIMNIN E SHQIPËRISË/ UEFA merr vendimin për Francën, ja dënimi

Delo.autor

TË PAZËVENDËSUESHËM/ Thesar më vete për Milan-in, pesë lojtarë vlejnë 85 milionë euro më shumë

Delo.autor

Leave a Comment