Futboll Sport

NUK KA MË DYSHIME/ RONALDO PËRDHUNOI amerikanen: Policia e Las Vegasit fillon hetimet

Policia e Las Vegas-it ka filluar hetimet kundër Cristiano Ronaldos. Ylli i Juventusit thuhet se ka përdhunuar një grua në vitin 2009, në metropolin amerikan. “Detektivët tanë po analizojnë informacionin e viktimës dhe hetimet janë në vazhdim”, – thotë në Twitter gazetari i BBC, Dan Roan, referuar një deklarate policore të Las Vegas-it.

Për shkak të hetimeve kundër tij, portugezi do të mungojë të martën në trajnimin e Juventusit. Kjo është raportuar nga gazeta angleze “The Sun”. Ronaldo dyshohet se e ka paguar me shuma ta mëdha parash për të heshtur viktimën e tij.

Incidenti, i cili është objekt i hetimit, ndodhi në vitin 2009, në një hotel në Las Vegas. Paditësja Mayorga akuzon Ronaldon se e ka përdhunuar atë. CR7 i mohon me forcë akuzat. Duke iu referuar atyre, përmes një videoje të postuar në Instagram, të dielën e kaluar, ylli portugez i konsideroi këto zëra si “Fake News”.

Vitin e kaluar ishte bërë e ditur se Ronaldo e ka paguar amerikanen me shumën prej 375.000 dollarë për të mos folur mbi rastin. Sipas “Spiegel”, avokati i saj tani po e risjell në skenë këtë marrëveshje të heshtur me një padi civile në Nevada.

Related posts

Jo vetëm duel mes dy skuadrave, në Korçë sot luhet dhe për një tjetër çmim

Sadik.Autor

Një tjetër finale Barcelona-Sevilla, klasikja e shekullit të 21-të

Q.Autor

Dridhet “OLD TRAFFORD”! Pogba dëshiron të luajë te kjo skuadër

Sadik.Autor

Leave a Comment