Futboll Seria A Sport

E PABESUESHME/ Klubet rivale në itali falenderojnë JUVEN për blerjen e RONALDOS

Ronaldo i ka kushtuar shrtrenjtë Juves, por shtrenjtë do t’u kushtojë edhe tifozëve që duan ta shohin atë “live” në stadium. Kjo u pa qartë në stadiumin “Bentegodi” të Veronës, i mbushur plot dhe ku çmimet e biletave ishin dyfishuar për të parë 5 herë fituesin e Topit të Artë. Një biletë në “anësore” shkonte në 55 euro dhe 180 në tribunat kryesore, shifra që nuk ishin regjistruar më parë në Verona.

Ishte e qartë që ndaj Juves skuadra e Chievo i kishte rritur ndjeshëm çmimet e biletave për ndeshjet “big” krahasuar me sezonin e kaluar (deri në 40%). Kjo gjë do të ndodhë edhe kur skuadra e Juventusit të luajë në fushën e Udinezes pas dy javësh, ku çmimi minimal i një bilete ka shkuar 60 euro, ndërkohë që në disa sektorë çmimet e biletave janë rritur me 200%.

Pra, klubet kanë nisur të mbushin arkën e tyre me ardhjen e një kampioni si Cristiano Ronaldo, duke rritur ndjeshëm çmimin e biletës dhe nga kjo gjë natyrisht ata që kanë mbetur të mërzitur janë tifozët, që janë detyruar të pagujnë shtrenjtë këtë ndeshje ndaj bardhezinjve. Dhe, mbi të gjitha, tifozët shpresojnë që atë ditë që Juvja do të luajë në fushën e tyre CR7 të jetë në fushë.

Related posts

FINALJA/ Argjentina me një dorë te kupa! Shënon Lionel Messi dhe lë gjurmë…

F.autor

MILAN RREZIKON ZONËN CHAMPIONS/ Juventus gati të rrëmbejë “shtyllën” e “kuqezinjve”…

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Inter arrin marrëveshjen me mbrojtësin e “Djajve të Kuq”…

Delo.autor

Leave a Comment