Futboll Seria A Sport

E DUAN TË GJITHË/ TARE komenton të ardhmen e mesfushorit serb

Drejtori Sportiv i Lazios, shqiptari Igli Tare ka folur sot për të ardhmen e yllit të skuadrës, serbin Milinkoviç-Saviç, i cili është nga më të kërkuarit në këtë merkato vere.

Pas mbylljes së sezonit të kaluar, klubi italian kërkoi më shumë se 100 milionë euro për mesfushorin, por pas paraqitjeve jo bindëse në Botërorin e Rusisë me Serbinë, duke se lojtarit i ra disi vlera. Megjithatë, skuadrat e interesuara për të nuk janë pak, vetëm se tashmë ka rënë oferta në treg.

“Milinkoviç-Saviç është i lumtur te Lazio dhe ne jemi të lumtur që kemi në skuadër një nga lojtarët më të mirë në botë. Gjithsesi rregullat e transferimit nuk i kemi shkruar ne të Lazios. Nëse vjen një ofertë që kënaq të gjitha palët, si klubet e përfshira, ashtu edhe lojtarin, atëherë do ta marrim në konsideratë”, është shprehur Igli Tare.

Related posts

“VLLAZNIA S’DORËZOHET PËR TITULLIN”/ Krymi: Gjykimi na dënoi, vetëm për fitore në Korçë

Delo.autor

SKANDALI NË RUSI/ I ati e akuzoi për DOPING, i biri i provon të kundërtën

Isa.Autor

Bernabeu harron RONALDON/ TIFOZËT tregojnë se kush duhet të fitoi “TOPIN E ARTË”

Isa.Autor

Leave a Comment