Futboll Seria A Sport

E PAPRITUR/ Higuain rrit kërkesat, në rrezik marrëveshjet mes Juves dhe Milanit

Kur gjithçka dukej e mbyllur, dalin pengesa serioze për transferimin e Gonzalo Higuainit nga Juventusi te Milani, duke ndalur edhe shkëmbimin mes Bonuccit dhe Caldaras. Sulmuesi argjentinas, edhe pas 4 orësh bisedime, ka kërkuar një pagë më të lartë nga ajo që është përfolur në media, por jo vetëm kaq. 31-vjeçari këmbëngul gjithashtu që transferimi në Milano të jetë përfundimtar dhe jo në formulën e huazimit. Edhe pse Leonardo e ka garantuar se vetëm formalisht do të jetë i huazuar (Milani do ta blinte me detyrim në fund të sezonit për 18-20 milionë euro), për shkak të fair play-t financiar, sërish El Pipita reziston.

Kërkon një pagë më të lartë se 7.5 milionë euro në sezon që përfiton te bardhezinjtë. Edhe pse Milani ia plotëson këtë kërkesë, sërish ai synon të marrë maksimumin e mundshëm: 9 milionë euro në sezon, edhe pse nuk do të jetë në një klub pjesëmarrës në Champions League.

Bisedimet janë vështirësuar, por nuk kanë dështuar ende. Sepse në këtë marrëveshje janë përfshirë shumë palë dhe është e domosdoshme të gjendet pika e përbashkët, që në fund të gjithë të jenë të kënaqur.

Related posts

JUVENTUS-FERENCVAROS/ Trajneri Pirlo merr lajmin e keq, humb dhe mbrojtësin tjetër…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-PSG/ “Miqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Mbappe

Delo.autor

Chelsea vs Newcastle Unitedit, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment