Futboll Gossip La Liga Sport

DASHURIA PËR BUKUROSHEN SEKSI/ Ja tatuazhi i veçantë i Alvaro Moratas në krah (FOTO)

Alvaro Morata është një nga futbollistët më simpatikë dhe të dashur për tifozët në përgjithësi. Që nga aventura te Reali, më pas te Juventus e tashmë tek Chelsea, ai gjithnjë është komentuar pozitivisht nga trajnerët si një lojtar i edukuar dhe punëtor.

Ai nuk nguron asnjëherë që t’ja shprehë dashurinë bashkëshortes së saj në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Alice Campello, partnerja e tij italiane solli në jetë dy binjakë më 29 qershor, të cilët i pagëzuan me emrin Alessandro dhe Leoandro. 25-vjeçari shënoi golin e dytë në fitoren 3-2 ndaj Arsenal ditën e djeshme dhe ia dedikoi bashkëshortes së tij dhe djemve.

Në një foto të postuar në profilin e tij zyrtar në “Instagram” lojtari shihet në fushë ndërsa ia drejton gishtin gruas së tij që ndodhet në tribunë. Duke lënë të nënkuptojmë që goli i dedikohet asaj. Karshi fotos ai ka shkruar: “Ty që je mbështetja ime më e madhe, Alice Campello. Juve që jeni gjëja më bukur që kemi bërë. Para Chelsea”.

Në këtë postim bie në sy tatuazhi që lojtari ka bërë në krahun e tij të majtë, që shihet qartë portreti i gruas së tij.Alice dhe Morata janë njohur në Itali, gjatë kohës kur sulmuesi luante me Juventusin.

Related posts

KOMBËTARJA U-17/ FSHF publikon listën për dy miqësoret me Bosnje-Hercegovinën, ja emrat

Delo.autor

ZYRTARE/ Elvis Plori me dy detyra te Vllaznia, emërohet trajner dhe…

F.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Kampionët e Europës futen në garë për “diamantin” e Inter…

Delo.autor

Leave a Comment