Futboll Seria A Sport

Spalletti/ Sassuolo vetëm kundërsulmoi, ja çfarë e pengoi Interin të luante më mirë

Luciano Spalletti mendon se Sassuolo mposhti Inter-in me kundërsulme dhe një penallti. Ishte starti më i keq i mundshëm për kandidatët për titullin kampion këtë sezon, teksa janë mposhtur 1-0 në Mapei nga goli i Berardi-t me penallti.

“Sassuolo luajti mirë me kundërsulme, pasi është më e lehtë të qëndrosh mbrapa, të presësh dhe të bësh presing, ose kur humbet topin ashtu siç e humbnim ne,” shprehet trajneri për DAZN dhe Sky Sport Italia.

“Edhe fusha ishte shumë e keqe, dhe kjo e pengoi ekipin tim të luante më mirë. Në fund, e humbëm ndeshjen për shkak të një penalltie pasi Sassuolo nuk krijoi raste të tjera.

“Ekipi luajti lojën e duhur, thjesht kemi pësuar më shumë kundërsulme sesa duhet dhe ishte e vështirë të gjeje hapësira kur i gjithë ekipi kundërshtar qëndron mbrapa, sidomos pasi mori avantazhin.”

Related posts

KONFIRMOHET NGA EKSPERITI I MERKATOS/ Neymar arrin akordin me klubin e ri…

Delo.autor

SPALLETTI zbulon DEFEKTIN E INITERIT/ Ja pse nuk arrijnë të fitojnë zikaltrit

Isa.Autor

TIRANA FITON PA VUAJTJE NDAJ VLLAZNISË/ Partizani ndez “shpresat” për Europën

Delo.autor

Leave a Comment