Futboll La Liga Sport

DORËZOHET PSG/ “YLLI” që shkëlqeu në BOTËROR shumë pranë REALIT 

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, është gati për një goditje mahnitëse të ditëve të fundit të afatit kalimtar për yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe. Florentino dhe Real Madridi i tij kanë shpenzuar relativisht pak në tregun e transferimeve të kësaj vere.

Por, ata kanë fuqi të mëdha në dispozicion për të sjellë fituesin e Kupës së Botës, Mbappe në Spanjë para se afati kalimtar të mbyllet në fund të muajit.

Sipas gazetës AS, dita kyçe do të jetë e hëna, kur PSG duhet të paguajë 180 milionë euro te Monaco për sulmuesin pasi t’i kalojë huazimi 12 mujor. Mbappe po llogaritet si njëri nga lojtarët më të mirë në botë momentalisht.

Mendohet se PSG mund të jetë i detyruar t’i kthejë Mbappen përsëri Monacos, pasi një shpenzim i tillë do t’i shohë ata të thyejnë rregullat financiare të UEFA-s. Me Ligën Premier dhe Serie A që kanë mbyllur tregun e transferimeve, Reali do të jetë një hap para në nënshkrimin e Mbappeb nëse ai do të kthehet te Monaco.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas, konfirmoi gjatë të enjtes se UEFA ende po heton PSG-në lidhur me shpenzimet e tyre të fundit të transferimeve. Për të mësuar përfundimisht nëse Mbappe do të mbetet në Parc des Princes apo do të kalojë në Santiago Bernabeu kanë mbetur vetëm edhe një javë.

Related posts

EKSKLUZIVE/ Lorik CANA akordon PENALLTINË e parë me sistemin VAR në SHQIPËRI (VIDEO)

Isa.Autor

PËRBALLJET EUROPA LEAGUE/ Sarri kërkon fitoren për në finale, Emery ka shansin të futet në Champions

Delo.autor

PARTIZANI GODET NË MERKATO/ Rrëmben talentin që spikati tek Erzeni

F.autor

Leave a Comment